Ilir Meta: Imazhi i mirë i Kosovës i kontribuon edhe Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunën e Pejës. Me këtë rast ai është takuar me kryetarin e kësaj komune, z. Gazmend Muhaxheri.

Gjatë takimit, z. Meta vlerësoi iniciativat sipërmarrëse të banorëve të Pejës, ndërsa theksoi nevojën për rritjen e shkëmbimeve dhe të investimeve mes dy vendeve.

“Pejanët janë sipërmarrës të shkëlqyer. Do të shtojmë shkëmbimet mes dy vendeve. Ndërsa do të nxisim pejanët që të investojnë në Shqipëri në sektorin e bujqësisë”, – tha z. Meta.
Ndërkaq, në një prononcim të shkurtër për mediat gjatë vizitës në Pejë, z. Ilir Meta komentoi edhe situatën politike në Kosovë, duke thënë se kriza politike duhet të gjejë zgjidhje përmes dialogut. Kryetari i Kuvendit, z. Meta theksoi se imazhi i mirë i Kosovës i kontribuon edhe Shqipërisë.

“Zgjidhja është gjithmonë përmes dialogut, respektimit të institucioneve dhe bashkëpunimit. Besoj se kanë ende mjaft hapësira për të rivendosur dialogun dhe për të punuar për zgjidhje të përbashkëta, sepse të gjithë besojmë se të gjitha forcat politike janë të përkushtuara për të mirën e Kosovës”, – deklaroi z. Ilir Meta.

Kryeparlamentari i Shqipërisë është parë sot edhe në Prishtinë. Por nuk ka njoftime për ndonjë takim të tij me zyrtarët e Kosovës, transmeton Koha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button