Kush është pronari, e kush qiraxhiu në këtë shtet – pushteti ose qytetarët?

Petar Arsovski, kolumnë –“Të vendosur  kokë-poshtë”, Utrinski Vesnik
Derisa shtetin tonë e trajtojmë si pronë të pushtetit, në të cilën ne jemi qiraxhi, në vend se anasjelltas, se shteti është i yni, e ata janë “përkohësisht të banuar”, nuk  mundemi të presim se gjendja do të ndryshojë.

Erol Rizaov, kolumnë –“Për Stalinin ose për Titon”, Utrinski Vesnik
Mendoj se ka bazë të fortë të pretendohet se garnitura aktuale në pushtet nuk është e kënaqur sa i përket çështjes së negociatave për anëtarësim në BE edhe pa problemin me emrin e shtetit. Plotësimin e minimumit nga kriteret evropiane ky pushtet nuk mundet ta dorëzojë.

Branko Gjorgjevski, koment – “Vërtetime Kroate për fletoret tona zgjedhore”, Dnevnik
Vendosja e gjurmëve të gishtave nëpër listat zgjedhore, që si pilot-projekt do të provohet në disa komuna në zgjedhjet e ardhshme, patjetër do të jetë stadiumi i fundit i tentimeve dëshpëruese të dëshmohet se zgjedhjet kanë qenë ferr dhe të rregullta.

Pande Kolemishevski, kolumnë – “Mjaltë dhe qumësht për banor”, Dnevnik
Nëse në Maqedoni nuk ekziston kulturë mediumesh, ose është në një lloj ngadalësimi, në zhvillim e sipër është apikultura (bletaria). Viteve të fundit është zmadhuar numri i familjeve të bletëve të bletarëve.

Liljana Grxho Damovska, kolumnë – “Rada nga ana tjetër e pasqyrës” Dnevnik
Pse Rada është fenomeni i kohës së re? Libri i Radës e fitoi verifikimin publik para se të botohet. Rada nuk e kishte idenë se do të shkruajë një libër, nuk trokiti në derën e asnjë botuesi, botuesi e gjeti atë.

Sasho Klekovski, kolumnë –“Kongesi i Manastirit”, Nova Makedonija
Rasti “Kongresi i Manastirit” mundet të jetë edhe nxitje për fillim të dialogut për emërimin e shkollave. Për mirëkuptim nuk është e domosdoshme vetëm të ekzistojnë dispozita të qarta ligjore, duhet të ketë edhe vullnet.

Lajme të ngjashme

Back to top button