Izraeli hap muze nën xhaminë Al-Aksa

Autoritetet izraelite kanë hapur një muze të ri nën sipërfaqen e Xhamisë Al – Aksa në Jerusalemin lindor.

Javët e fundit, Al – Aqsa ka qenë subjekt i bastisjeve nga kolonët çifutë, por edhe nga forcat policore izraelite. Izraeli kërkon ndarje të Xhamisë Al Asksa përgjysmë, ku edhe dëshiron të ngrisë një tempull hebre.

Për shumë vite, myslimanët janë ankuar se puna e gërmimeve izraelite që po ndodhin përreth dhe nën kompleksin Al Aksa po destabilizon themelet e xhamisë, pasi ato po shkaktojnë dëmtime strukturore.

Raportet më të fundit pohojnë se tri sinagoga të reja nëntokësore janë hapur në tunelet nën xhami. Ato janë ndërtuar fshehurazi dhe në heshtje, dhe janë shtim i vendeve fetare që Izraeli po ndërton në Jeruzalemin e pushtuar, sidomos rreth xhamisë Al- Aksa.

Autoritetet okupuese izraelite synojnë të privojnë xhaminë Al Aksa nga identiteti i saj mysliman, dhe ta kthejnë atë një sinagogë hebreje, përmes hapjes së muzeve hebraik dhe gërmimit të tuneleve nën xhaminë e shenjtë. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button