Ngadalë gazetar se këtu ka standarde!

[Recension:  “Kadal hasëm së këtu ka burra! Me insistimin e Ali Ahmetit lirohet Gafurr Dugolli”]

Emocionet mund të shkatërrojnë një artikull gazetaresk dhe te lexuesit të krijojnë përshtypjen e njëanshmërisë dhe joobjektivitetit. Është primare në gazetari që, përpara se të ulesh të shkruash artikullin, të çlirohesh nga emocionet e momentit, nga bindjet personale. Kjo ndoshta s’është një gjë e lehtë, por nëse gjithmonë ke parasysh rregullat e raportimit dhe i zbaton ato, mbetesh në suaza të profesionalizmit.

Radio Vala Kadal hasem se ketu ka burra me insistimin e Ali Ahmetit lirohet Gafurr DugolliLinku deri te artikulli origjinal: “Kadal hasëm së këtu ka burra! Me insistimin e Ali Ahmetit lirohet Gafurr Dugolli

Data dhe koha e publikimit: 19.03.2016

Data e recensionit: 20.03.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Artikulli dështon që në titull, sepse është tentuar që me shprehje subjektive të shtohet pesha e lajmit. Në të përdoret fjala “hasëm” që nuk është pjesë e gjuhës standarte shqipe dhe fjala “burra” jo në kuptimin e parë të saj për të treguar gjininë, por për të simbolizuar trimërinë. D.m.th. teksti karakterizon si trimëri veprimtarinë e figurave të caktuara politike që i thekson më tutje.

Në përmbajtje, pika problematike është kur i atribuohen meritat një subjekti politik për atë që cilësohet si “vepër burrërore”, e kjo bëhet pa cituar asnjë burim që do ta konfirmonte pretendimin që kjo vepër është meritë e tyre, madje pa tentuar për të marrë as prononcimin e vetë Gafurr Dugollit, për të konfirmuar vërtetësinë e asaj që thuhet.

“Mirëpo përkushtimi total i gjithë sturukturës më të lartë të BDI-së në krye me Kryetarin  Ali Ahmeti bënë çmos që Dugolli mos ti vuaj edhe ato 30 ditë paraburgim dhe të lirohet që mbrëm.”

Dugolli pas lirimit nuk dha një informacion të tillë përpara opinionit (shiko këtu ose këtu), andaj pretendimi i kësaj përmbajtjeje në këtë rast rezulton të jetë i sajuar, i zmadhuar dhe me qëllim promovues për një subjekt politik.

“Dugolli menjëher pas lirimit i falemnderoi përzemërsisht për kontributin e dhënë në lidhje me procesin e tij, dhe e çmoi lartë përkushtimin e Ali Ahmetit për lirimin e tij nga burgu.”

Ajo që konsiderohet e panevojshme në tekst është informacioni që jepet në fund, i cili nuk futet në spektrin e informacioneve me interes publik. Fjala është për darkën ku kanë qenë prezent funksionarët e BDI-së, e për më tepër, asgjë nuk e dëshmon arsyen e saj, siç pretendohet në tekst.

  • Provimi i të dhënave dhe saktësia janë imperativ moral i gazetarësisë, prandaj gazetari është i obliguar ta provojë informacionin prej sa më shumë burimeve, të paktën prej dy burimeve të pavarura.

  • Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha apektet e rëndësishme të temës që trajtohet. – thuhet në Kodin Etik të Gazetarëve të Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button