Keqinterpretim dhe mohim i të drejtave!

[Recension: Besa Arifi kritikon gjykatësit që i votoi BDI-ja e Teuta Arifit, motrës së saj]

Çdo individ ka të drejtat e tij dhe, bashkëngjitur më to, lirinë e shprehjes. Gazetarët duhet të jenë mbrojtësit më të mirë të mendimit të lirë dhe respektuesit më të denjë të bindjeve individuale. Në rastin konkret, kemi të bëjmë me një “lajm”, i cili shkel parimet gazetareske. Një deklaratë e keqinterpretuar dhe një lidhje e pabazë, me qëllim të thumbimit të një figure politike. Teksti, përveç që është tendencioz dhe që si prapavijë mban armiqësi, është edhe nënçmues dhe fyes.

Përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) kanë gjetur tokë pjellore për të kritikuar “pushtetin”, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin mundësohet sërish presidentit të shtetit të falë (amnistojë) vjedhësit e votave, pedofilët dhe narkodilerët.
Përfaqësues të kësaj partie kanë kritikuar vendimin e Kushtetueses, duke dalë me teza me të cilat sërish pretendojnë se janë kundër VMRO-DPMNE-së, ani pse janë tetë vite në koalicion.
Këto teza të BDI-së ndoshta do të kalonin në opinion, sikurse të mos ishte “Lajm”-i me ua iq tezat BDI-së në ujë, me argumente të bazuara.

“Gazetari do të ruajë reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do të nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë median e tij për të qëruar hesapet me individë, duke inkuadruar edhe kolegët e tij”, thuhet në Nenin 16 të Kodit etik të gazetarëve.

Cili është argumenti me të cilin “Lajm” i qi jti në ujë tezat e BDI-së? do të pyetni.
A ka argument më të fortë se fakti që deputetët e BDI-së në Parlament kanë votuar për zgjedhjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që ja kthyen Ivanovit ingerencat për të falë vjedhësit e zgjedhjeve?
Në numrin e nesërm të gazetës “Lajm”, më detajisht do të mund të lexoni se kur janë zgjedhur dhe si janë zgjedhur anëtarët në fjalë të Gjykatës Kushtetuese.

Besa Arifi kritikon gjykatësit scresnshotLinku deri te artikulli origjinal: Besa Arifi kritikon gjykatësit që i votoi BDI-ja e Teuta Arifit, motrës së saj”
Data dhe koha e publikimit: 17.03.2016
Data e recensionit: 20.03.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Deklarata e personit të apostrofuar në tekst, është dhënë për një medie tjetër. Sa i takon çështjes së citimit të burimeve, këtu jemi në rregull. Mirëpo, deklarata e njëjtë është dhënë në rolin e analistes, e jo në rolin e motrës së një figure politike. Ky është dallimi, të cilin gazetari duhet ta respektojë me doemos.

“Gazetari duhet të bëjë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit”.
“Kodi etike dhe profesional i gazetarëve u imponon përgjegjësi të veçantë për fjalën e thënë publike. Qëndrimet e tyre janë faktor të rëndësishëm në formësimin e mendimit publik për shkak se gjuha e urrejtjes është e padenjë për etikën e gazetarit”.

Mirëpo kakafonisë së kritikave të rrejshme “integriste” kundër Gjykatës Kushtetuese i janë bashkangjitur madje edhe familjarë të funksionarëve të lartë të BDI-së. Në mesin e tyre është edhe Besa Arifi, motra e nënkryetares së BDI-së, Teuta Arifi e cila ka qenë deputete (ndoshta edhe ka votuar) ndonjërin prej anëtarëve “skandalozë” të Gjykatës Kushtetuese. Ajo madje vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese e ka vlerësuar si vendim që na kthen mbrapa dhe sepse përpos krizës politike dhe juridike, tani jemi futur edhe në një krizë kushtetuese. Ajo thekson se me këtë vendim rrezikohet procesi i mbrojtjet së të drejtave të njeriut sepse Gjykata dje ka lartësuar kriminelët dhe pedofilët.

Në raste të tilla, autori duhet të jetë i gatshëm të sigurojë qëndrim nga pala, të cilës në mënyrë indirekte i drejton kritika (jokonstruktive, në këtë rast). Por pavarësisht kësaj mundësie që kanë gazetarët (për të pyetur), gjithnjë duhet ditur se publiku është ai, i cili vlerëson. Për me tepër, roli i gazetarit në këtë rast duhet të jetë profesional dhe objektiv. Kjo nënkupton që ai në këtë rast ka mundësi të promovojë lirinë e shprehjes së një personi, i cili ka për motër një figurë politike, por pavarësisht kësaj, ka mendimin personal për një vendim politik.

Se teksti është hartuar sa “për të lënë nam”, tregon edhe aspekti multimedial. Artikullit i është bashkëngjitur një fotografi e cila nuk ka kuptim, e sidomos nuk shpalos fytyrën e personit, për të cilin flitet në tekst. Qasjen joprofesionale dhe pa përgjegjësi e dëshmon edhe mosnënshkrimi i tekstit apo mungesa e autorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button