Thaçi takohet me ambasadorët e BE-së, zgjedhjet: Nuk ka lëvizje, veç grindje

Sot në zyrën e Bashkimit Evropian në Shkup, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ishte i ftuar nga ambasadori Evropian, Aivo Orav në takim pune me të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në Maqedoni.

Në lidhje me  mundësinë e shtyrjes së zgjedhjev, Thaçi tha se nuk di pë këtë çështje, sipas tij, asgjë s’ka lëvizur “Ne fituam 5 javë me shtyrjen e zgjedhjeve kurse ka më duket 4 javë që grindemi, e kam fjalën për 4 forcat politike, që do të thotë që nuk kemi lëviz, kjo është një fakt”.

Pas takimit Kryetari Thaçi në lidhur me pastrimin e listave zgjedhore u përgjigj:

“Më vjen keq, të jem i sinqertë se e kam të qartë edhe un se çka është tu ndodhur atje brenda, a kjo nuk është se un nuk jam i informuar, jam i informuar, por është shkaktuar aq një tollovi e madhe që s’dihet se çka është tu ndodh dhe kjo flet për një mungesë të vullnetit politik, të forcave kryesore politike që përbëjnë qeverinë dhe të institucioneve të shtetit për ta pastruar si duhet listën. Vazhdoj ta përsëris se regjistrimi i plotë dhe i saktë i popullsisë do të mundësonte një listë zgjedhore të saktë dhe të plotë”.

Në pyetjen gazetareske se a është KSHZ-ja organ legjitim dhe i besueshëm, Kryetari Thaçi u përgjigj:

“Do të shohim është herët për ta dhënë këtë vlerësim për shkak se ua presim këmbët para kohe, mirëpo ne kemi përfaqësuesit tonë aty, kemi edhe përfaqësues të ekspertëve, unë nuk mund të them as njërën, as tjetrën, është pak herët, atë që them se nuk e kam të qartë edhe unë se çka është tu ndodhë, domethënë nuk zhvillohet si duhet puna”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button