“Rasti i Kumanovës”, Lika: Deklaratat e dëshmitarëve nuk përputheshin

Seanca gjyqësore për rastin  Kumanovës, përfundoi me dëgjimin e 4 dëshmitarëve të njësisë speciale të policisë, të cilët u paraqitën si dëshmitarë të mbojtur. Për këtë arsye seanca e sotme ishte e mbyllur për familjarë dhe gazetarë, sepse dëshmitarët ishin nën emra të koduar.  Edhe nga prokuroria dhe avokatet mbrojtës u kanënshrtuar pyetje këtyre dëshmitarëved, raporton TV 21.

“Ka ecje pozitive sot u dëgjuan 4 dëshmitar mbrojtur në kuptimin e pyetjeve të kryqëzuar siç janë të lejuar  në seancën e sotme kemi avancime për dallim nga seancat e kaluara mbrojtjes ju lejua që të bëj pyetje që më të sakta në përputhje me ligjin për procedurë penale”, tha Ibrahim Lika, avokat mbrojtës.

Siç theksoi avokatit mbrojtës,  deklaratat  e dëshmitarëve nuk përputheshin njëra me tjetrën. Seanca e radhës pritet të mbahet me 30 mars; prokuroria ka thirrur 40 dëshmitarë të mbrojtur. Njësi të mëdha policore edhe sot ishin të përqendruara ndërsa fluturonin edhe helikopterë. Familjarët  e të akuzuarve ishin prezent.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button