Përmbyset varka, mbytet babai, shpëton djali

Një varkë është mbytur sot në liqenin e Butrintit, për pasojë një 48 vjeçar rezulton të jetë zhdukur, ndërsa djali i tij ka arritur të dalë me not nga liqeni.

Policia e Sarandës ka bërë të ditur se është njoftuar për ngjarjen rreth orës 13:00 dhe pasi janë afruar në vendngjarje kanë konstatuar se dy shtetas: E.Sh dhe S.Sh (babë e birë, banues në Ksamil) kanë qenë duke peshkuar me një varkë të vogël në liqenin e Butrintit, vend të të cilin varka është përmbysur dhe për pasojë shtetasi: S.Sh (i biri, 18 vjeç) ka shpëtuar duke dale me not nga liqeni, ndërsa shtetasi: E.Sh (babai, 48 vjeç) nuk ka mundur të dalë dhe dyshohet të jetë mbytur në ujë.

Policia e Sarandës po punon për gjetjen e trupit të 48-vjeçarit, ndërsa janë njoftuar edhe shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, të bashkëpunojnë për gjetjen e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button