Masa të jashtëzakonshme të sigurisë në Belgjikë

Pas sulmeve terroriste të ndodhura këtë mëngjes në aeroportin “Zaventem” dhe në stacionin e metrosë Maelbeek në Bruksel të Belgjikës në vend zbatohen masa të jashtëzakonshme të sigurisë. Në vend ku janë anuluar të gjitha aktivitetet sociale janë të mbyllura shkollat, qendrat tregtare, kinematë dhe teatrot, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas sulmeve terroriste të ndërmarra në orët e mëngjesit fillimisht u mbyllën aeroporti “Zaventem” dhe stacionet e metrove. Ndërsa më pas u rrit niveli i kërcënimeve të terrorizmit ku më pas u anuluan të gjitha fluturimet e avionëve në Bruksel dhe të gjitha udhëtimet e metrove dhe të trenave të udhëtarëve.

Policia ndërmori bastisje në shumë vende në qytet.

Prokuroria Federale e Belgjikës me qëllim për të mos vendosur në rrezik rrjedhën e hetimeve ka kërkuar nga gazetarët që të shmangin publikimin e informacioneve në lidhje me sulmet në Bruksel.

Nga Gazeta Le Soir me tirazhin më të lartë në Belgjikë erdhi përgjigje pozitive e cila duke iu referuar kërkesës së prokurorisë në një deklaratë theksoi se “për këtë arsye kemi vendosur të mos publikojmë lajme në lidhje me hetimin në vazhdim për sulmet në Bruksel”.

Qendra e Tryezës së Krizës së Belgjikës ka paralajmëruar qytetarët që mos të krijojnë komunikim nëpërmjet internetit për shkak të problemeve në linjat telefonike celulare si dhe ka kërkuar nga popullata që mos të largohen nga shtëpitë apo vendet e biznesit.

Kompanitë prestigjioze të internetit në vend mësohet se kanë nisur të ofrojnë shërbimin falas të internetit pa kabëll në Bruksel dhe kanë i rekomanduar qytetarëve që mos të dëgjojnë muzikë apo të shikojnë video në internet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button