Bruksel, 15 të vdekur nga shperthimet në “Maelbeek”

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën, ndërsa 55 të tjerë janë plagosur në shpërthimet e sotme në stacionet e hekurudhës nëntokësore Maalbeek në Bruksel, konfirmohet nga kompania për transport publik në Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i kompanisë për transport publik, Guy Sablon dha deklaratë pas dy sulmeve të cilat sot në mëngjes ndodhën në aeroportin në Bruksel dhe pas shpërthimit në stacionin e metrosë në Maalbeek.

“Gjatë sulmit në stacionin e metrosë Maelbeek kanë humbur jetën të paktën 15 persona, ndërsa 55 të tjerë janë plagosur”, tha Sablon.

Autoritetet belge konfirmuan se njëri nga dy sulmet në aeroportin në Bruksel ka qenë vetëvrarës. Në vazhdim është hetimi i gjerë lidhur me sulmet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button