Lata përkrah Peticionin kundër devijimit të lumit Radikë

Shoqatat joqeveritare dhe klubet e shumta të Dibrës  që organizojnë  peticion kundër projektit  “Fusha e Llukovës”, përkrahen edhe nga kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata. 

Për këtë punë ka  diskutuar Këshilli komunal që mbron  interesat e popullit dibran por edhe unë si kryetar i këtij vendi , sepse kjo grabitje është e madhe për të gjithë, tha Lata. 
“Më vjen shumë mirë në këtë rast që shoqatat joqeveritare , kanw  marrë iniciativën e një peticioni që unë e vlerësoj sepse rezistenca zyrtare ka mbetur në vesh të shurdhër për marrjen e burimeve në fushën e Llukovës, në trekëndëshin Shqipëri-Kosovë- Maqedoni, ujëra që na japin shpirt dhe dobi, që është parametër katastrofal që Dibrës t’i merren 2 metra kub ujë në sekondë”, shtoi Lata.

Ai më tej potencoi se dëmi më i madh i Radikës  bëhet në florën dhe faunën  ku  nëse merret uji  i Radikës do të zhduken 3336 bimë, do të humbin tetë lloje të peshkut dhe  120 lloje zogj luginën e Radikës . 

Ky krim dhe ky dëm i madh që i bëhet këtij rajoni , duhet të ndalohet, edhe pse sipas Latës banorët e Rekës heshtin që është në dëm të tyre. Lata apelon tek Qeveria e Maqedonisë të ketë mirëkuptim dhe kërkonë ndihmë nga Shqipëria të  bëhet devijim i gjashtë burimeve, ujë i  të cilëve  derdhet në detin Adriatik  dhe më saktë derdhet në detin  Egje.

Ai gjithashtu apeloi tek ndërmarrja ELEM  dhe Banka Botërore që nuk kemi kundër të prodhohet energji elektrike në Maqedoni, por jo me shpirtin, me frymëmarrjen e dibranëve, jo me ujin dhe gjakun e dibranëve sepse mjaft kemi vuajtur, pra le të jetë kjo natyrë e bukur ashtu siç janë dibranët, përfundoi Lata dhe  nënshkroi peticionin kundër këtij projekti vdekjeprurës  për Dibrën.

Lajme të ngjashme

Back to top button