Sulmet terroriste në Bruksel, asgjësohet një jelek kamikaz i pashpërthyer

Pas sulmeve terroriste të ndodhura këtë mëngjes në aeroportin “Zaventem” në Bruksel të Belgjikës asgjësohet një jelek kamikaz i pashpërthyer, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas kanalit televiziv VTM të Belgjikës theksohet se në aeroportin “Zaventem” ku ndodhën dy shpërthimet u gjend një jelek kamikaz ku ekipet kanë asgjësuar këtë jelek me lëndë shpërthyese.

Ndër të tjera theksohet se Universiteti i Brukselit është evakuuar pas një informacioni të marrë, ku policia në Universitet ka shpërthyer një pako të dyshimtë.

Gjithashtu edhe Centrali bërthamorë Tihange në afërsi të qytetit Liege i cili ndodhet në një afërsi 100 kilometra nga Brukseli është evakuuar, ku nuk është deklaruar shkaku i evakuimit.

Ndër të tjera mësohet se janë evakuuar ndërtesat e institucioneve të BE-së në Bruksel si dhe nuk lejohet hyrja e asnjë personi duke përfshirë edhe gazetarët. Edhe niveli i alarmit të sigurisë në bazën e NATO-s në Bruksel është rritur.

Në sulmet terroriste të ndërmarra mëngjesin e sotëm në aeroportin “Zaventem” dhe stacionin e metrosë Maelbeek në Bruksel të Belgjikës kanë humbur jetën të paktën 34 persona si dhe janë plagosur mbi 136 të tjerë. Gjithashtu si pasojë e sulmeve alarmet janë rritur në nivelet më të larta si dhe janë anuluar të gjitha fluturimet dhe janë mbyllur stacionet e metrove.

Kryeministri belg, Charles Michel në deklaratën e tij pas sulmit, i bëri thirrje popullit që të tregojnë gjakftohtësi dhe solidaritet. Pas sulmeve shumë shtete të Europës janë duke shtuar masat e sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button