Nuk është me rëndësi a është e vërtetë, me rëndësi është të sulmohet

[Recension: Edmond Ademi sapo hyri në MPB filloi ta keqpërdorë pozitën]

Ky tekst është i motivuar politkisht dhe ka për qëllim ta sulmojë dhe ta njollosë këshilltarin e ministrit për punë të brendshme, pa e konfirmuar informatën ose pa marrë deklaratë nga pala e akuzuar.

Едмонд Адеми само што влезе во МВР почна да ја злоупотребува позицијата zurnal.netLinku deri te artikulli origjinal: Edmond Ademi sapo hyri në MPB filloi ta keqpërdorë pozitën

Data dhe koha e publikimit: 13.03.2016

Data e recensionit: 22.03.2016

Recensuese: Аna Anastasovska

NJOLLOSJE

Portali zbulon një, gjoja, incident që a ndodhur në kufirin maqedonas, gjegjësisht, gjoja tentim për të kontrabanduar mall me vrend, pa u paguar dogana.

“Zhurnali kipton se gjatë ditës së djeshme është bërë kontroll nga ana e administratës doganore në vendkalimin kufitar Jazhincë, me ç’rast është konstatuar se në veturë ka pasur 20 palë syze dhe 20 orë dore, mall me brend, në emër të firmës BD company nga Kosova.”

Pastaj në tekst thuhet se personit te i cili është gjetur malli me brend i është thënë se duhet të paguajë doganë, me ç’rast në skenë është paraqitur këshilltari i ministrit Spasovski, Еdmond Ademi.

“Ajo që është skandaloze, është informata deri te e cila erdhi Zhurnali. Në fakt, këshilltari i sapopunësuar i ministrit teknik për punë të brendshme, Оliver Spasovski, Еdmond Ademi i është paraqitur doganierit që ta lëshojë personin e caktuar nga kontrolli doganor pa poseduar dokumente adekuate, mirëpo doganieri nuk e ka lëshuar.”

Duke pasur parasys se në artikul nuk ka konfirmim zyrtar për këtë rast nga Drejtoria doganore, mund të konstatohet se kjo informatë nuk është e vërtetë.

Mirëpo, kur sulmohet dikush, është korrekte që të kërkohet deklaratë dhe qëndrim prje tij – në rastin konkret nga Edmond Ademi, i cili është sulmuar drejtpërdrejtë se ka ndërhyrë që të lëshohet një njeri nga dogana, gjegjësisht se e ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare. Mirëpo, në këtë produkt gazetaresk nuk ka asgjë që do ta mbështeste këtë informatë, gjithçka është në stilin “më the-të thash”. Është e qartë se qëllimi i artikullit është sulmi mbi Edmond Ademin dhe njollosja e emrit të tij.

Qëllimi i këtillë shihet edhe në paragrafin e fundit të tekstit.

“Për përkujtim, këshilltari i Spasovski, Ademi, para më shumë e një viti nëpërmjet rrjeteve sociale bënte thirrje për gjakderdhje nëpër rrugë.”

Përndryshe Ademi reagoi ndaj artikullit të këtillë në profilin e tij në Facеbook.

“Portalet proqevritare, në këtë rast “Zhurnali”, si zakonisht gënjejnë dhe shpifin! Për këtë do të marrin padi për shpifje dhe nëpërmjet procesit gjyqësor do të duhet ta dëshmojnë atë dhe si dëshmitar ta thërrasin doganierin, me emër dhe mbiemër, i cili ka qenë në shërbim dhe me të cilin, gjoja, unë kam folur personalisht”, shkroi Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button