Regjimi sirian ka vrarë 10.000 gra

Regjimi sirian i Bashar Al -Asad vlerësohet të ketë vrarë më shumë se 10,000 gra gjatë 30 muajve të fundit.

Këto krime u kryen me anë të bombave, ekzekutimeve dhe torturave. Hulumtimi është bërë nga grupi sirian opozitar, Koalicionit Kombëtar, i cili shtoi se gratë në Siri vazhdojnë të jenë më të dëmtuarat nga dhuna sistematike që po kryeht nga forcat e armatosura të regjimit.

Në një njoftim për shtyp, Koalicioni pohoi se janë regjistruar incidente ku gratë që janë vrarë nga regjimi në disa raste janë djegur të gjalla dhe janë hedhur nga ndërtesa të larta. Ndërsa viktimat e tjera përfshijnë burra, gra dhe fëmijë, përgjegjës për këto krime janë edhe mercenarë shiit nga Irani, Iraku dhe Libani, transmeton mesazhi.

Më shumë se 1,6 milionë gra siriane janë në mesin e refugjatëve që kanë ikur nga dhuna në vendin e tyre. Për më tepër, deri tan janë shënuar dhjetëra mijëra raste të përdhunimit në duart e forcave të armatosura të regjimit. “Shumë nga gratë u përdhunuan dhe pastaj janë vrarë”, thuhet në raport.

Megjithatë, grupi i opozitës lavdëroi gratë siriane pjesëmarrje aktive në revolucion, duke u dhënë mbështetje vëllezërve dhe bijve të tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button