Anulohet seanca e Komisionit Kuvendor për raportin e Janevës

Komisioni Kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes komiteteve, përsëri e ka anuluar seancën për nesër, e cila ishte caktuar që të mbahet sot në ora 11, ku do të duhej të shqyrtohet raporti gjashtëmujor i prokurores speciale, Katica Janeva, njofton Portalb.

Përndryshe, seanca e djeshme, e Komisionit Kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve, e cila duhej ta shqyrtonte Raportin e prokurores speciale, Katica Janeva, shkurt ka zgjatur.

Seancën e ka hapur deputeti Vllatko Gjorçev, ndërkaq në sallë mori pjesë i gjithë grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, transmeton Portalb.

Ai tha se në seancë ka qenë e ftuar edhe prokurorja publike, e cila nuk u paraqit.

Komisioni do të duhet të jep mendim për Raportin e PSP-së, derisa nuk e bën të njëjtën, raporti nuk mund të vihet në rend dite për seancë plenare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button