Deskovska: VMRO-­DPMNE-­ja e pamundëson punën e PSP­-së

Deputetja dhe anëtare e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive të LSDM-­së, Renata Deskovska në konferencën e sotme për shtyp e akuzoi VMRO-­DPMNE­-në se e pamundëson punën e Prokurorisë Speciale Publike.

“Nga momenti i formimit të Prokurorisë Speciale Publike, VMRO-­DPMNE­-ja bën gjithçka që puna e këtij institucioni me të vërtetë të ri në tërësi të pengohet dhe të pamundësohet, me qëllim të shmanget nga përgjegjësia”, tha Deskovska.

Është e qartë, shtoi ajo, se VMRO­-DPMNE-­ja nuk ka për qëllim të debatojë për raportin e Prokurorisë Speciale Publike.

“Këtë e vërteton edhe praktika e deritanishme e VMRO-­DPMNE-së, në pajtim me të cilin raportet nga prokurorët publikë nuk janë shqyrtuar në vitet e fundit”, tha Deskovska.

Në kontekst të kësaj, shtoi se janë shqyrtuar vetëm raportet e Këshillit të Prokurorëve publikë, por jo edhe të Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button