Rusi, pilotja ukrainase Savchenko shpallet fajtore

Gjykata në Moskë shpalli fajtore piloten ukrainase Nadezhda Savchenko për përfshirje në vrasjen e dy gazetarëve rusë në lindje të Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).

Savchenko u arrestua në qershor të vitit 2014, pas akuzave se ajo ishte përfshirë në vrasjen e dy gazetarëve dhe disa civilëve si vullnetare në batalionin ukrainas, ndërsa ajo përsëriste në gjyq se ishte e pafajshme dhe se si oficere ukrainase ka të drejtë të mbrojë atdheun e saj.

Gjyqtari i cili lexoi verdiktin, tha se Savchenko aktin e ka kryer nga “urrejtja politike”.

Prokuroria ruse ka kërkuar që Savchenko të dënohet me 23 vjet burg, ndërsa shqiptimi i dënimit në rastin Savchenko pritet gjatë ditës.

Qeveria ukrainase ka protestuar kundër arrestimit të saj, kurse SHBA-të dhe BE-ja i kanë bërë thirrje Moskës që ta lirojë menjëherë piloten ukrainase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button