Bejta priti fëmijët e prekur nga sindromi Daun

Në ditën botërore të personave me sindromin Down, 21 marsin, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, priti në kabinetin e tij fëmijët e prekur nga ky sindrom.

Në këtë takim ku të pranishëm ishin prindërit dhe drejtuesit e Qendrës Ditore për fëmijët me nevoja të veçanta dhe Qendrës të Sindromit Down në Maqedoni, kryetari Nevzat Bejta premtoi mbështetje për këtë kategori shoqërore.

“Ne si Komunë në bazë të mundësive që kemi ashtu si dhe në mandatin e kaluar kemi dhënë dhe do të japim mbështetje të pakufizueshme për këtë kategori sociale. Si nevoja imediate u përmendën kuadrot profesionale shqiptare dhe literatura në gjuhën shqipe. Gëzohem që tani flitet në shoqëri për këtë kategori sociale, me qëllim që tu jepet përkrahje këtyre fëmijëve që edhe këto fëmijë të mos ndjehen të veçuar në mesin e shoqërisë”, tha kryetari Nevzat Bejta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button