LSDM: Arsovska-Tomovska gënjen, nuk ka marrëveshje për mediat

“Marta Arsovska- Tomovska gënjen. Marrëveshje për mediat nuk ka, sepse prej tyre ikin Nikolla Gruevski dhe VMRO DPMNE. Gruevski dhe VMRO DPMNE ikin nga takimet e liderëve, ikin nga grupet e punës, ikin nga debati për mediat në Kuvend”, thuhet në reagimin e LSDM-së pas intervistës së ministres së Shoqërisë Informatike, Marta Arsovska-Tomovska, njofton Portalb.

“Kjo do të thotë me listë të pastruar zgjedhore dhe reforma mediatike, e kanë dashur këtë Gruevski dhe bashkëpunëtorët apo jo” porositën nga LSDM.

Përndryshe, ditë më  parë Arsovska-Tomovska, tha se bisedimet për mediat në mes partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, disa çështje teknike duhet të dakordohen, ndërsa ajo që është biseduar në mes tyre ka rezultuar më konsensus për tre çështje, thotë ministrja për shoqëri informatike dhe administratë Mart Arsovska- Tomovska në intervistën e saj dhënë për Radion Evropa e Lirë. /Portalb

Lexo: Marta Arsovska- Tomovska: Bisedimet për media kanë mbaruar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button