Në Shkup janë hedhur 65 ton kripë

Gjatë gjithë natës së shkuar dhe mëngjesin e sotëm, ekipet kanë ndërhyrë me borëpastruese dhe me gjithsej 65 ton kripë industriale. 

Me prioritet për pastrim kanë qenë urat, mbikalimet, nënkalimet, rrugët e lagjeve bri malit Vodno dhe ato të periferisë, si Çento, Maxhari dhe Zhelezarë. 

Ndonëse trafiku zhvillohet në kushte normale, Qyteti i Shkupit ka rekomanduar shoferët për kujdes, ndërsa ka apeluar qytetarët dhe drejtuesit e subjekteve tregtare të pastrojnë hyrjet e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button