Shkupi shënoi Orën e Planetit Tokë (VIDEO)

Qyteti i Shkupit mbrëmë ka qenë pjesë e aksionit “Ora e Planetit Tokë”, eventi më i madh vullnetar botëror i cili ka për qëllim që përmes shkyçjes së ndriçimit në kohëzgjatje prej një ore të dërgojë mesazhin për shpëtimin e planetit, raporton Anadoly Agency.

Motoja e sivjetmë e aksionit global është “Shkëlqe dritën e ndryshimeve klimatike”.
Në Shkup ndriçimi ishte shkyçur në rrugën “Maqedonia”, në “Pallatin Ristiç“, Urën e Gurit, parkun “Gruaja Luftëtare”, sheshi Filipi i Dytë, ura Syri dhe ura e Artit.

Kjo lëvizje ekologjike është themeluar nga World Wildlife Fund dhe është përkrahur nga Kombet e Bashkuara.

Përveç shkyçjes se objekteve të lartpërmendura në rrugën “Maqedonia” në Shkup u mbajt një performansë me 300 qirinj të ndezur.

Në shënimin e Orës së planetit Tokë janë kyçur 170 shtete ndërkohë që qëllimi është të inkurajohet komuniteti për mundësitë e krijimit të një bote të qëndrueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button