Vetëvendosje koalicion edhe me AKR-në, në Prishtinë

Koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës pritet t’i bashkohet edhe Aleanca Kosova e Re.

Këtë e kanë konfirmuar burime të Klan Kosovës brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Të njëjta burime njoftojnë se për AKR-në është rezervuar Drejtoria e Bujqësisë.

Edhe Islam Pacolli, Shef i Grupit të asamblistëve të AKR-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, i ka thënë Klan Kosovës se aktualisht janë në bisedime me kryetarin e Prishtinës për këtë koalicion të përbashkët mes LVV-AAK e AKR-së.

AKR-ja i ka katër ulëse në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button