Gafa e Presidentit të Socialistëve: Liberalizimi i vizave u bë nga socialistët

Në Kongresin e socialistëve, një fjalim me tone të flakta mbajti edhe kreu i të majtëve në Parlamentin Europian, italiani Gianni Pittella. Duke e prezantuar, deputeti Taulant Balla tha se nuk është ai Gianni që njohin shqiptarë në futboll. Kur doli në skenë, Pitella tha se nuk është aq i fortë sa de Biazi dhe më pas ai shpërtheu në një fjalim me tone të forta.

Nuk u përmbaj kur deklaroi se socialistët kanë bërë një betejë të madhe për liberalizimin e vizave. Në fakt liberalizimi i vizave ka ndodhur gjatë qeverisjes së të djathtës shqiptare. Pitella më pas bëri thirrje për të pranuar emigrantët që po trokasin në dyert e Shqipërisë, dhe këtu nuk ngurooi të kritikonte të djathtën europiane që sipas tij po sillet ashpër me refugjatët e luftës.

“Jam shqiptar dhe italian. Të jemi të gatshmë që Shqipëria, Mali i zi e vende të tjera të bëhen anëtare të BE. Keni bërë gjëra madhështore, rritje ekonomike kulturore, rritja e universiteteve tuaja, qendrave tuaja kërkimore politikave të mjedisit, të energjisë, për të rinj. Ky qytet është shumë i bukur, i mrekullueshëm. Ne jemi zgjidhja për refugjatët. Nuk jemi si e djathta europiane që pranon dhe të vrasë fëmijë refugjatë vetëm të mos i pranojë në BE e ti ndihmojë. Ne jemi ndryshe. Sfidat e mëdha, socialistët i kanë në ADN e tyre”.

E ndërsa fliste Pitella, kreu i PS, Rama doli jashtë sallës së Pallatit të Kongreseve. Pak para tij doli Gramoz Ruci, kreu i grupit parlamentar të PS. Rama mundi të arrijë vetëm fundin e fjalimit të Pitella, shkruan BalkanWeb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button