Spasovski: Çdo votues i dyshimtë duhet të kontrollohet

“Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) si institucion i pavarur duhet maksimalisht të tregojë kujdes për pastrimin e Listës Zgjedhore dhe të krijojë garanci te qytetarët se e drejta e votës nuk do të mund të keqpërdoret”. Ka porositur nga Strumica, sekretari gjeneral i LSDM-së, Oliver Spasovksi, njofton Portalb.

“Sot jemi në Strumicë, po bisedojmë me qytetarët për problemet aktuale. T’i dëgjojmë mendimet e qytetarëve për atë që Maqedonia ndodhet në një moment mjaft të rëndësishëm dhe sigurisht janë të nevojshme sugjerimet e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Konstatimet janë të përgjithshme, ashtu si edhe në mbarë territorin e Maqedonisë, qytetarët janë të shqetësuar se shumë të rinj po e lëshojnë Maqedoninë. Megjithatë, gjithashtu kemi biseduar edhe për çështjet që kanë të bëjnë me Listën Zgjedhore, në të cilën ka mjaft parregullsi, që vet qytetarët i kanë lajmëruar”, tha Spasovski.

Sipas Spasovskit, sjellja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese “edhe njëherë e rrit dyshimin për atë se qytetarët e Republikës së Maqedonisë, në vend që të ndikojë në sigurinë që ka kush ta mbrojë procesin zgjedhor dhe të drejtën e votës në Maqedoni”, transmeton Portalb.

“Në atë drejtim porosia duhet të jetë e qartë, KSHZ duhet ta pastrojë Listën Zgjedhore dhe të kemi garanci që Lista Zgjedhore të jetë me numër real të votuesve. Numër i cili nuk do të mundet të keqpërdoret dhe të mos krijohet që edhe njëherë të ketë mashtrime zgjedhore falsifikime në Maqedoni. Bashkë me qytetarët e Maqedonisë çdo ta bëjmë që të fitojë Maqedonia, të fitojnë qytetarët, për shkak të ardhmërisë, a për atë, duhen zgjedhje fer, demokratike dhe kredibile”, shtoi Spasovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button