Teuta Arifi takon Erion Veliajn

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi është takuar sot me Kryetarin e Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj.

“Sapo takova mikun tim Erionin, bashkë me shumë projekte konkrete! Kënaqësi e veçantë gjithëmonë të takosh Erionin, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, kryeqendrës të mbarë hapësirës shqiptare. Falenderova nga zemra Erionin për ndihmën dhe solidaritetin e treguar gjatë kohës së vërshimeve në Tetovë, përkrahje e të cilit nuk mungoi kurrë. Diskutuam për projektet e koperimit të deritashëm me Tiranën zyrtare, pasiqë Komuna e Tetovës tashmë është në një simbiozë të ngushtë sidomos në sferën e kulturës me institucionet e Republikës së Shqipërisë.

Shumë shpejtë Tetova do të përfshihet në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Tetovë më shumë projekte konkrete, që të mundësojmë bashkëpunimin reciprok të eksperiencave por edhe sfidave të përbashkëta. Tetova ngelet kryeqendra e shqiptarëve të Maqedonisë, me përkrahje të fuqishme edhe nga Tirana zyrtare. Bashkë mundemi !”- njoftojnë nga kabineti i kryetares së komunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button