Banditët që rrahën dhe sulmuan me gurë morën padi penale

Shkupjanët që sot në mëngjes në qendër të Shkupit kanë sulmuar me gurë dhe kanë lënduar shtatë persona, njëri në gjendje kritike kanë marr padi penale për lëndime të rënda dhe pjesëmarrje në rrahje.

Personat janë identifikuar nga të lënduarit, informojnë nga Policia e Shkupit.

Nga policia informojnë se padi penale kanë marr H.M (25), B.S (28), Z.J (26) dhe L.P (27) të gjithë nga Shkupi.

Ato rreth orës 3:30 të mëngjesit pa asnjë arsye kanë filluar rrahjen duke lënduar shtatë persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button