Komuna e Gostivarit do t’i bashkëngjitet aksionit “Ora e Planetit Tokë

Nesër, më 19 Mars në Maqedoni për të shtatin vit me radhe do të shënohet aksioni “Ora e Planetit Tokë”.

Me kërkesë të organizatorëve, aksionit do t’i bashkëngjitet edhe Komuna e Gostivarit.

Shënimi i orës së planetit tokë do të jetë në orën 20.30 minuta  sipas orës lokale, kur dhe do të shuhen dritat për 60 minuta pandërprerë.

“Njoftohen qytetarët e Gostivarit se të shtunën nga ora 20:30 dhe deri në ora 21:30, do të fiket  ndriçimi publik në tërë qytetit, për të shënuar aksionin. Ky është aksioni në të cilin bashkohen 170 shtete anembanë Botës, kurse realizohet në drejtim të kursimit të energjisë elektrike dhe ndryshimeve klimatike”, njoftojnë nga Komuna e Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button