Janeva nuk merr pjesë në seancën e Këshillit të Prokurorëve

Këshilli i Prokurorëve në seancën e sotme, që ka filluar ora 10, do ta shqyrtojë raportin 6 mujor të Prokurorisë speciale, të cilin e publikoi para tre ditëve prokurorja speciale Katica Janeva dhe e dorëzoi deri te Këshilli dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.

Në seancë nuk është paraqitur prokurorja speciale Katica Janeva.

Në seancë, pritet që të shqyrtohet edhe kontesti mes Janevës dhe Prokurorisë Speciale rreth lëndëve që i kërkon ajo, ndërsa prokuroria po refuzon t’ia dorëzojë.

Pas përfundimit të seancës pritet që të ketë edhe prononcim nga Këshilli i prokurorëve./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button