Ismet Ramadani: VMRO dhe Gruevski kanë dorë të fortë ndaj kushtetueses

Në emisionin “10 minuta” në TV 21 ishte i ftuar Ismet Ramadani, në cilësinë e ish-anëtarit të Komisionit për amnisti pranë kabinetit të presidentit maqedonas. Ai e quajti vendimin e Gjykatës Kushtetuese si skandaloze dhe si porosi e keqe për Maqedoninë. Sipas Ramadanit, kjo tregon se pushteti, respektivisht VMRO-DPMNE- ja me kryetarin e vet ka dorë të fortë edhe në këtë institucion shumë relevant për një shtet.

“Është bërë një gabim shumë i madh sepse ndryshimi i ligjit me të cilin iu kthyen kompetencat Kryetarit edhe për çështjet, siç janë prishja e procesit zgjedhor, pedofili dhe trafikimi me lëndë narkotike ka mundur ky ndryshim të bëhet edhe në parlament, por si duket partitë në pushtet nuk kanë pasur ta bëjnë këtë”, tha Ismet Ramadani, ish anëtar i Komisionit për amnisti.

“Pasojat e vendimit të gjykatës..ajo e humb besimin si institucion më kompetent për të mbrojtur kushtetutën, pastaj ka lënë përshtypje në opinion  pothuajse të sigurt për shkak të protestave që u mbajtën se është institucion i partizuar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button