King, familja më e fuqishme për rrëzimin e duarve (Video)

“King” quhet familja që me pesë anëtarët e saj besohet të kenë duart më të fuqishme në Kanada. Të gjithë kanë qenë dhjetëra herë fitues të çmimeve të ndryshme.

Jesicca është vajza e kësaj familje. Ajo thotë që nga ushtrimet e shumta dhe ushqimi me kalori kanë ndikuar që të kenë trupa të formuar, transmeton RTV Dukagjini.

“Këtu ku ndodhemi mbahet si një aheng ku çdo natë garojmë me duar se kush mund të rrëzojë njëri tjetrin. Është shumë argëtuese, tash më shumë mblidhemi për të kaluar një kohë të mire”, ka thënë Jesicca.

Sipas saj, ushtrimet e tilla dhe formimi i muskujve është përcjell nga gjeneratat e kaluara.

Joyce  është nëna e cila thotë që deri më sot është fituese e 13 medaljeve në Kanada për rrëzim të duarve,  transmeton RTV Dukagjini.

“Për të mbërritur këtë formë dhe fuqi që kam sot ushtrimet e pandalura gjithmonë më kanë përcjell, më rëndësi që mua më pëlqen dhe familjes time asnjëherë nuk i ka penguar”, ka theksuar Joyce.

Jesicca ka thënë që janë bërë mjaftë të njohur në vende ndryshme, madje edhe në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button