Poliedrikët e politikës shqiptare

Fjala “Poliedrik” ndër shqiptarët është përdorur shumë rrallë dhe rrallë herë për arsye  se kjo fjalë ka qen e rezervuar ekskluzivisht për figurat më të spikatura të kombit.

Zakonisht me këtë emër janë quajtur Rilindasit tanë të cilët me punën e tyre vulosën një të vërtet të madhe, atë të identitetin tonë europian ,të vërtet të cilën e pranoi e gjithë bota duke përjashtuar këtu vetëm fqinjët tanë. Po, me këtë emër janë identifikuar edhe arkitektët e shtetit shqiptarë, ata meritojnë të quhen më shumë se kaq, por gjuha jonë këtë fjalë e ka si shprehje për ti lartësuar ata të cilët në kushtet e të pamundurës duke u mbështetur kryesisht në forcat e veta intelektuale dhe vizionin e tyre europian arritën të shpallin pavarësinë e vilajeteve shqiptare në një shtet të vetëm. Pas kësaj periudhe dhe pas të gjitha tragjedive që padrejtësisht ndodhen në kurriz të kombit shqiptarë ,përsëri si komb arritëm të prodhojmë figura poliedrike të cilët me punën e tyre prej një poliedriki arritën të lënë gjurmë të pathyeshme para gjithë shqiptarëve dhe botës dhe këtu mjafton të përmendet si shembull Fan Noli, Ismail Kadare, Familja Jashari, Ukshin Hoti, Nënë Tereza, Mulla Idriz Gjilani, etj.

Karakteristikë e përbashkët e të gjithë këtyre poliedrikeve të sipërcekur është: shumë punë për kombin, relativisht të varfër ekonomikisht dhe karakteristika e fundit është të dështuar në politiken shqiptare (ata te cilet u moren direkt me politik) nga vetë shqiptarët të ndihmuar nga qarqe të huaja të cileat akoma konsolidimin e kombit shqiptarë e shikojnë me mentalitetin e vjetër ballkanas.

Mirëpo, mbas vitit 1990 respektivisht me fillimin e ardhjes së demokracisë në Ballkan edhe ndër shqiptarët ishte shpresa e ndryshimeve të mëdha politike,ku motoja tek te rinjtë shqiptarë ishte “E duam vendin si gjithë Europa”,por të gjithë këtë eufori të shqiptarëve avash avash e shuajtën pikërisht vetë ata te cilët u vetshpallën çlirimtarë dhe lider në rrethana shume mistike edhe sot e kësaj dite.

Fillimin e karrierës dhe pushtetit të tyre e ndërtuan ose më mirë thënë e instaluan në momentet kur rrethanat objektive të shoqërisë ju ofronin një komoditet të tillë për shkak të euforis që i kishte deh pjesën dërmuese të shoqërisë tonë. Dhe në momentet e para kur shoqëria jonë fillojë të bëhet më usull ndaj dehjeve të viteve të “90 në të njëjtën kohë filloi heqja e maskave nga ana e politikanëve tanë dhe praktikimi i metodave të etërve të tyre ndaj qytetarëve të cilët kërkonin që edhe ne të jemi si gjithë Europa.

Duke e filluar karrierën e tyre politike si çlirimtare të kombit dhe instalues të demokracisë, shoqëria shqiptare ju bëri terren për të vepruar dhe nuk kërkoi llogari për një kohë të gjatë,duke ju besuar retorikave të tyre boshe. Dhe, pikërisht po këta politikan duke keqpërdorur mirëkuptimin e shoqërisë në përgjithësi që në hapat e tyre të parë politik filluan pastrimin e terrenin nga njerëzit që pretendonin se një ditë mund të ju nxjerrin telashe në rrugëtimin e tyre politik. Në momentin kur shoqëria shqiptare filloi që ta kuptoj retoriken e tyre boshe dhe duke kërkuar llogari për mënyrat qeverisëse atëherë u ballafaqua me kundërsulm vulgar duke nxjerr fytyrën dhe ideologjitë e tyre të vërteta prej diktatori. Tani më kur pjesën dërmuese të institucioneve e kemi të uzurpuara nga njerëzit e partisë atëherë pikërisht po këta njerëz luajnë rolin e propaganduesve për liderët e tyre shpirtëror duke i prezantuar si lider poliedrik. Por këta në fakt janë lider të cilët janë lider shpirtëror të partisë, janë lider të përjetshëm të partisë, janë lider që mbajnë kongres pa kundërkandidat të partisë, janë lider të cilët cdo kundërkandidat ose mendim kundër në parti e kanë shpallur armik të partis,etj.

Janë lider poliedrik por jo kuptimin e vërtet te fjalës mirëpo janë lider poliedrik në aspektin e të mbajturit të pushtetit me dekada dhe me metoda jo legjitime, janë poliedrik në aspektin e ekspertëve të të gjitha fushave edhe pse ne fakt disa prej tyre nuk kanë qen kurrë në shkollë, janë poliedrik në aspektin e artikulimit të politikave të jashtme respektivisht kur flasin për faktorin ndërkombëtar i quajnë miqtë tanë ndërkombëtar duke i personalizuar sikur kur bëhet fjalë për miq shpie, etj.

Por, në një të ardhme të afërt kur mendimi i intelektualeve të pavarur do të fitoj terren më të  madh në ngritjen vetëdijes kolektive të shoqërisë tonë atëherë të gjithë këta lider shpirtëror të vetëreklamuar si poliedrik do te njihen si stopuesit dhe Haxhi Qamilët më të mëdhenj të kombit në drejtim të unifikimit dhe prosperitetit europian duke ndjekur rrugën disa të Enverizmit, disa të Titizmit dhe disa të tjerë duke i kombinuar të dyja me mendësi enveriste por me politik titiste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button