Talat Xhaferi te Presidenti (jo) legjitim!

Miq të dashur, Prezenca e Talat Xhaferit në Këshillin e Sigurimit të cilën e kryeson dhe me te udhëheq Presidenti që sipas tij dhe partisë së tij BDI-së prej pas zgjedhjeve nuk e njohin si legjitim, nuk duhet kualifikuar si skandaloze, por pa dyshim si veprim mashtrues në aspektin politik. Pra shkuan huq me qindra mijëra euro që financuan bildborde të ndryshme me sloganin e tyre “jo presidentit jokonsensual”, e pastaj “jolegjitim”.

Më vonë atë e njohën si legal por jolegjitim. Sot Xhaferi pohon se çështja e nderë në Maqedoni lidhur me situatën me refugjatët dhe krizën në përgjithësi është më shumë se presidenti Ivanov. Në fakt Talat Xhaferin kush e di se çfarë qëndrimesh në emër të partisë së tij të plasoj në Këshillin e Sigurimit kush në vesh nuk i shtinë. Edhe atëherë kam shkruar se veprimi i BDI-së me çështjen e zgjedhjeve presidenciale, mund të jetë ndonjë marrëveshje me partnerin VMRO-DPMNE, si shumë marrëveshje tjera për pazare konjukturale dhe korruptive, ndërsa shqiptarëve ua shesin si qëndrim të mençur politik, kurse në fakt ajo nuk ishte kurrfarë taktike por thjeshtë miopi politike.

E sot, të pohosh se ishim në presidencë por nuk e njoh si president legjitim është vetëm një mendim personal i tij dhe partisë, por është qesharak. Kjo analoge do të ishte sikur e njohësh institucionin por jo edhe krye të parin e sajë ;- pra të shkosh me një shtëpi e të mos ta njohësh të parin e sajë si zot shtëpie është hipokrizi. Vetëm po të qasesh në shtëpi publike mund të mos të të interesojë se kush është pronari i sajë sepse temë diskutimi dhe pazarimi është vetë prostituta.

Çështja e zgjedhjeve presidenciale me sloganet e BDI-së ishte konstrukt politik për favorin e ortakut të tyre, ndërsa shqiptarëve këtë veprim ua shitën si ,,vizion patriotik,, , kurse pastaj ia panë sherrin në fushën e diplomacisë për emërimin e ambasadorëve shqiptarë dhe e humbën dikasterin e mbrojtjes sepse gjoja nuk e njohin komandantin suprem , presidentin e shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button