Besimi: Jemi shumë afër zgjidhjes për emrin

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi në intervistën për gazetën Nova Makedonia tha se punët rreth zgjidhjes së çështjes së emrit po ecin para dhe se tani po bisedohet për zgjidhje konkrete.

Mirëpo edhe pse vlerëson se vendi tani më është më afër zgjidhjes, nuk shpreh optimizëm të rejshëm.

“Parasëgjithash unë jam qytetarë i Maqedonisë. Unë do të thosha se deklarata se jemi më afër zgjidhje së çështjes së emrit, korrespondon me deklaratat e ndërmjetësit Nimic që i dha kur ishte në Shkup dhe Athinë”, deklaroi Fatmir Besimi.

Sipas Besimit të dyja palët kanë pozicionet e veta por tani më janë më të konkretizuara.

Më herët flisnim në përgjithësi, tani çështja është më e konkretizuar. Nga deklaratat e tanishme për dallim nga ato të mëparshme, shihet se tani tema është fokusuar në dy punë konkrete, ku do të vendoset fjala “E epërme” dhe “Veriore” në emrin e shtetit. Ky  është një hap i madh para dhe një fotografi e qartë që nuk e kemi pasur deri më tani”, deklaroi Besimi.

Ai më tej thotë se shembullin e Kosovës dhe Serbisë duhet ta shohim si mision të suksesshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button