KSHZ me kontrolle në terren për votuesit e Maqedonisë

Përfundoi kryqëzimi i të dhënave në listën zgjedhore ndërsa nesër në seancën e KSHZ-së duhet të prezantohen të dhënat e sektorit IT dhe të votohet raporti, informuan jo-zyrtarisht nga KSHZ për “Meta”. Pasi raporti të votohet duhet të konfirmohet metodologjia sipas të cilët do të kryhet kontrolli në terren.

“Duhet të shihet sa emra kontestues dalin nga lista e kryqëzuar e të dhënave. Më pas duhet të vendoset sa ekipe do të formohen, ekipeve t’u bëhet trajnim madje të filloj kontrollimi. Ekziston mundësia gjatë kontrollit në terren të hasim në raste të ndryshme, për shembull nëse dikush nuk dëshiron të hap derën”- thonë nga KSHZ.

Tani për tani nga KSHZ nuk duan të zbardhin se sa votues kontestues kanë dalë nga lista zgjedhore, që duhet të përmbyllet më 17 prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button