Papa Françesku firmos dekretin më 4 shtator shenjtërimi i Nënë Terezës

Nënë Tereza, murgesha shqiptare e urdhërit indian, e njohur si “engjëlli i të varfërve”, do të shpallet sivjet shenjtore, kur ende s’kanë kaluar as 20 vjet nga vdekja e saj më 1997..

Nënë Tereza do të jetë në  shenjtëri më 4 shtator 2016. Papa Francesku  ka firmosur sot dekretin e shenjtërimit të Nënë Terezes, event që do të mbahet në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Ndryshe nga sa kishte kërkuar Kisha Katolike Indiane, ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës do të jetë eventi kryesor i Viti Jubilar të Mëshirës në Vatikan. Data 4 shtator do të shënohet në Kalenderin Apostol si Dita e Shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës.

Më 17 dhjetorin e kaluar Papa Francsko firmosi  dekretin për njohjen e mrekullisë së kryer nga Nënë Tereza në shërimin e plotë nga një tumor në tru, në gjëndje mjaft të avancuar, të një besimtari nga dioqeza e Santos, në San Paolo të Brazilit.Më 19 tetor të 2003 Papa Gjon Pali i II e shpalli Nënë Terezën të “E lume” e sipas rregullave të së  rejtës  kanonike festa e saj kremtohet cdo vit më datën 5 shtator,në ditën e lindjes.

Lumnimi është hapi i fundit para shenjtërimit.Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që u bë më pastaj në gjithë botën e njohur si Nënë Tereza, u lind në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 në një familje me prejardhje nga Prizreni.Më 1979 ajo mori çmimin Nobël për Paqe.

Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë, ku kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës duke ndihmuar të varfrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button