Lëvizja Besa: BDI bëri avancimin e “branitellëve” në ushtri

“Punësimi me kontratë të përhershme në Armatën e Republikës së Maqedonisë të 112 ish-ushtarëve profesionistë të kombësisë maqedonase, në mesin e të cilëve nuk ishte asnjë shqiptar, shpërfaq më së miri diskriminimin që u bëhet shqiptarëve në këtë shtet dhe pafuqinë politike të Bashkimit Demokratik të Integrim (BDI), e cila deri më tani i ka përfaqësuar në mënyrë më të ulët ata”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa, pas punësimit të 112 ushtarëve profesionist në ARM, prej të cilëve asnjëri nuk është shqiptarë.

Sipas Lëvizjet Besa punësimet e fundit janë vetëm vazhdimësi e padrejtësive dhe skandaleve të shumta, që e karakterizuan pjesëmarrjen e BDI-së në qeveri, e cila në Ministrinë e Mbrojtjes pati dy ministra nga radhët e saj gjatë bashkëqeverisjes me VMRO-DPMNE-në.

“Degradimi i përfaqësimit të shqiptarëve në institucionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë ndodhi edhe gjatë kohës kur BDI-ja nga radhët e saj pati emëruar Talat Xhaferin në këtë dikaster qeveritar, në kohën e të cilit në pozitat më të larta, me gardat major, nënkolonel, kolonel dhe kapedan avancoheshin vetëm kuadrot maqedonase. Në njësitet elitare nuk u punësua asnjë shqiptar, pavarësisht se me dispozitat aktuale kushtetuese janë të garantuar 25% vendeve për shqiptarët. Lista e 1000 e më shumë dështimeve të BDI-së është e gjatë. Atë më së miri e ilustrojnë dy personalitetet e larta të kësaj partie, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri, të cilët në skandalin e përgjimeve dëgjohen duke i thënë njëri-tjetrit: “Po ne me këtë mbrojtjen si u rrejtëm e muerrëm… Se s’ka kurgjo, prandaj!” Kjo më së miri dëshmon se si kjo parti është tallur me fatin e shqiptarëve dhe se të vetmin preokupim e ka pasur mirëqenien e grupeve të ngushta të interesit”, shkruhet më tutje në reagim.

Lëvizja BESA konsideron se Ministria e Mbrojtjes është një prej institucioneve më të rëndësishme shtetërore në të cilën shqiptarët duhet të kenë pozitat e tyre të garantuara me ligj, ndërsa në kuadër të platformës së saj ka paraparë që shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, të jetë shqiptar, sikundërse duhet të jenë në pozita më të larta udhëheqëse të Armatës së Maqedonisë.

Portalb ka tentuar të merr qëndrim përmes telefonit nga ish ministri Talat Xhaferi, po ky i fundit ishte i pakapshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button