Shkupjani kërcënohet se do ta hedh ndërtesën në ajër

Dramë e vërtetë ka ndodhur mbrëmë në Shkup. Ish truproja me iniciale K.L (50) pas zënkës familjare ka sulmuar gruan dhe djalin, ndërsa më pas është kërcënuar se do ta hedh në erë gjithë ndërtesën me pajisje të gazit.   

Ndërtesa ku banonte çifti ishte afër Parkut të Qytetit në Shkup, njofton Telegrafi.

Drama ka filluar para mesnatës, kur sipas mediave maqedonase personi ka punuar si truprojë duke mos caktuar se ku, i hidhëruar në fillim nga xhami ka hedhur televizorin nga kati i katërt, më pas ka rrahur gruan e tij dhe djalin.

Që të dy më pas janë dërguar në spital.

Pasi që ka mbetur vet, personi nuk i është dorëzuar policisë dhe ka filluar të kërcënohet se do ta hedh të gjithë ndërtesën në ajër.

Në vendin e ngjarjes përveç forcave speciale policore kanë arritur edhe Ndihma e shpejtë dhe Zjarrfikësit, ndërsa banorët e ndërtesës janë evakuuar. Policia e ka arrestuar K.L i cili sipas tyre, ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Lajme të ngjashme

Back to top button