Emini nuk po ndalet, edhe këtë javë shënon

Erdhi pa shumë bujë, por po rezulton një nga lojtarët që ka marrë për dore Kukësin në këtë pyesë të dytë të sezonit. Bëhet fjalë për Izair Eminin, bomberin e ardhur në janar i cili edhe në sfidën e sotme ndaj Tërbunit, ka rezultuar vendimtar me golin e tij.

Tërbuni vazhdon të tregojë rezistencë dhe zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë. Kukësi kishte shansin të shënonte që në minutën e tetë të takimit, por mesfushori Edon Hasani gaboi nga pika e bardhë. Fraksioni i parë u mbyll në barazim 0-0.

Në pjesën e dytë Kukësi e shtoi presionin dhe pas shumë rasteve u shpërblye në minutën e 72­-të, kur në zonë me kokë goditi bukur sulmuesi kryesor Izair Emini, i cili mposhti portierin  Haxho.

Me këtë fitore Kukësi i largohet edhe më shumë Tiranës, që u mund në Shkodër, ndërkohë nga ana tjetër, Tërbuni edhe pse thuajse i rënë nga kategoria, po rrespekton garën dhe po iu hap punë të gjithë kundërshtarëve.

Flamurtari i Zekirija Ramadanit ka dalë edhe këtë javë me barazim pa gola në Vlorë ku u takua me Bylisin e parafundit. Një sfidë e luftuar dhe tensionuese, ku u regjistruan 9 kartonë të verdhë dhe dy të kuq. Përplasje mes lojtarëve dhe faulle të shumtë, por që gjithçka mbyllet në shifrat e bardha 0-0.

Me këtë barazim skuadra vlonjate mbetet e 8-ta në rënditje më 23 pikë, dy më shumë se Bylisi që e ndjek pas duke e mbajtur afër në zonën e ftohtë.

(Panorama-sport)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button