Ministria e ambientit jetësor, nuk ka lëshuar para për ujësjellësin e Nerashtit

Projekti i filluar një vit më parë për ujësjellësin e ri në Nerasht i cili duhej të lëshohej në përdorim para disa muajsh ende pa asnjë rezultat. Sipas kreut të Komunës së Tearcës, Isen Asanit, problemi kryesor qëndron tek Ministria e ekologjisë dhe firma që kryen punimet, e cila vonesën e punëve e ka arsyetuar me mos lëshimin e mjeteve nga ministria e ambientit jetësor, transmeton Alsat M. 

“Sa i përket ujësjellësit të fshatit Nerasht projekti është dashur të jetë tanimë i mbyllur i përfunduar. Nga ana e komunës krejt punët janë përfunduar por kompania AKV ‘Invest’ është vonuar. Firma këtë vonesë e arsyeton me mungesë të mjeteve por ne si komunë do marrim masa dhe kjo çështje do të përmbyllet një herë e përgjithmonë. Ata një pjesë e kanë lëshuar na kanë dalë në ndihmë, por për pjesën tjetër kohën e fundit kompania thirret në mungesë të mjeteve”, tha Isen Asani, Kryetar i komunës së Nerashtit.

Megjithatë, derisa pushteti qendror dhe ai lokal merren me këto pengesa, mbi 5000 banorët e Nerashtit vazhdojnë të përballen me mungesën e ujit. Ata kanë ujë por i njëjti është i përzier me ujërat e zeza dhe nuk pihet. Zgjidhjen e kanë gjetur, tek çezma e fshatit.

  

Lajme të ngjashme

Back to top button