Populli ose Uni – egoja

E diell 13.III.2016
Bie shi, kohë gjumi.Në shtëpi po thuajse të gjithë janë duke fjetur . Pasi pëgatita kafenë e mëngjesit, mora celularin dhe si zakonisht hapa faqet e facebook-ut.

Shkruajnë kujt çka ti kujtohet. Ajo që më ra në sy, shkrimet për puçin ndaj Vesel Memedit. Komentojnë se Veseli qenka bashkpuntorë i shërbimeve sekrete. Duke lexuar për storien, më sillen ndër mend shumë gjëra, në veçanti parafrazoj titullin e serialit filmik “ Paramparça “, që shumë asocon me kohën .Edhe sa kohë duhet të kaloj që ne shqiptarët të vetëdisohemi? Edhe sa kohë ne do të merremi me vetëveten? Deri kurë ne si shqiptarë nuk do të mund të merremi vesh për gjëra të thjeshta? Të mos flasim për gjëra të rëndësishme kruciale kombëtare. Deri kur ne si shqiptarë, do të ushqejmë smirën, urretjen , mendjemadhësinë..? Deri kur do të na udhëheq interesi personal? E pyes vetën ,por s’gjej përgjigje dot.

Fillojë Z. Sela me reformat e partisë së tij dhe për tu arsyetuar para opinionit, shaj e pështyj shokët që deri dje së bashku hanin e pinin me një sahan . U krijua Lëvizja për Reforma PDSH.
Rradha i erdhi edhe Z. Adilit (pa Akëll) , i cili gjoja kërkonte reforma, dhe më në fund u “reformua” në partinë

“Uniteti” e formuar pas përçarjes ,me sharje dhe fyerje duke mos i kursyer as shokët e luftës.
Më në fund ndoshta do ti vijë rradha edhe Lëvizjes Besa për reforma, mirëpo sipas gjitha gjasave nuk e ka larg. Duke e ditur se kjo Lëvizje përbëhet prej dy rrymave “sunite” dhe “shiite” të cilat garojnë kush do ta marr bajrakun në zgjedhjet e ardhëshme. Nëse vazhohet me avazin e vjetër , atëherë vjen në shprehje proverba popullore “Qeni i keq ta sjell ujkun në torishte “

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button