Rusët rekrutojnë delfinët si spiunë

Një tender publik i ministrisë së mbrojtjes në Rusi është shpallur këtë javë, ku kërkohen katër delfinë me dhëmbë të përkryer. Në tender specifikohej që kushdo që arrinte t’i gjente tre delfinë meshkuj dhe dy delfinë femër do ta merrte shumën prej 24,000 dollarësh.

Ndonëse në tender nuk është specifikuar se për çka saktësisht do të përdoren delfinët, shumë njerëz mendojnë që ata do të përdoren për zbarkim bashkë me ushtrinë, në kohë të operacioneve ushtarake, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Fakti që delfinët janë inteligjentë ka bërë që ata, në masë të madhe, të përdoren nga ushtria, qoftë për lokalizimin e hapësirave të minuara, shpëtimin e detarëve apo edhe për spiunim ndaj armiqve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button