Dibër, “Portiku poetik” për nder të ditës së Flamurit

Kryetari i Klubit letrar , ”Art klub” nga Dibra, Nebi Samarxhiu duke përshëndetur të pranishmin tha se manifestimi i këtillë kulturor dhe tradicional është krenari e ditëve të kulturës dibrane, net që zgjojnë emocione dhe vlera poetike falë organizatorëve të këtij manifestimi.

Gjatë këtij manifestimi poetik  , fjalën përshëndetëse  e morri kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata i cili mes tjerash tha : ”Vlera e pendës së shkrimit është vlera  juaj  , ky  aktivitet është në vazhdën e aktiviteteve të shumta  për nder të ditës së Flamurit,  meqë  në Dibër mbahen aktivitete kulturore, akademike, sportive etj. Ata që posedojnë aftësi të shkruajnë fjali të shkurtra është vlerë e artit, thurjes, krijimtarisë dhe e gjitha kjo perceptohet nga një inspirim për familjen, shoqërinë dhe kombin. Përderisa rilindësit shkruanin për tokën shqiptare, tani ju shkruani në një gjuhë bashkëkohore , të lirë dhe moderne, theksoi Lata.

Në  “Portikun poetik” që u mbajt në Dibër u përuruan vepra e  shkrimtarit Nehas Sopaj  , libri “Algjet” dhe libri i poetes dibrane Delvina Kërluku “ Fjordet e vetmisë”.

Në orën madhe letrare  u lexuan poezi të shumta nga ana e poetëve të ndryshëm nga trojet shqiptare si Kujtim Stana, Halit Basha, Rrahim Ganiu, Iljaz Osmani, Pajazit Murtishi , Rami Kamberi etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button