Si të largosh ngjyrën e kuqe nga faqet

Të gjithë kanë momente që mund të ndodhen në siklet për një arsye dhe u skuqen faqet. Por, jo të gjithë e pëlqejnë këtë gjë. Ka shumë njerëz që nuk e kontrollojnë dot skuqjen e lëkurës së fytyrës, që Medline Plus e ka përshkruar si një përgjigje normale e trupit kur ndiheni në turp, jeni të inatosur, ose jeni duke kaluar një tjetër gjendje emocionale. Por, edhe nëse është diçka që nuk mund ta ndaloni, të paktën mund të bëni diçka për ta kontrolluar atë.

Duhet të bëni kujdes për ushqimet dhe pijet që konsumoni

Mos konsumoni menjëherë ushimet pikante, të athta apo shumë të nxehta. Këshillohet konsumimi i rrallë i çokollatës, djathit, domateve, avokados dhe vezëve.

Nuk duhet të konsumoni shumë alkool, por pini më shumë ujë me limon.

Çaji jeshil, aloe vera dhe mentja janë disa nga elementët që luftojnë skuqjen e faqeve. Provoni këtë recetë në shtëpinë tuaj. Në një gotë hidhni 5 bustina çaji jeshil, 10  gjethe menteje dhe ujë. Lëreni në frigorifer të ftohet për disa orë dhe kur të shkoni për vrap apo të dilni diku, mund ta merrni me vete duke i hedhur disa copa akulli brenda.

Elementë të tjerë që mbulojnë faqet e kuqe janë: përdorimi i grimit, kremrave që mbrojnë nga rrezet e dëmshme të diellit, maska që ndihmojnë në qetësimin e lëkurës dhe më e rëndësishmja, nuk duhet të jeni në stres. Krijoni seancat tuaja të meditimit dhe sa herë që ndjeni se lëkura e fytyrës po fillon të skuqet, merrni frymë thellë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button