Labinot Tahiri: Kërkesë publike për kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Këngëtari Labinot Tahiri ka bërë një kërkesë publike, drejtuar të parit të kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Ai ka kërkuar që kryetari Ahmeti të ndajë 4 ari truall për ndërtimin e një shtëpie për familjen 17 anëtarëshe. Paratë për ndërtimin e shtëpisë thotë se tashmë i siguruar.

Ky është postimi i plotë:

Përshëndetje nga ana ime i nderuari kryetar, Shpend Ahmeti dhe për të gjithë ju asamblistë të Kuvendit të Prishtinës!

Ju bëj lutje lidhur me familjen 17 anëtarëshe, e cila jeton në kushte tërsisisht të rënda në një kryeqytet siç është Prishtina…!

Parat i kemi mbledhur, dhe në emrin e familjes po ju shkruaj personalisht unë, Labinot Tahiri, qē të ndani 4 ari-truall për këtë familje me qëllim që t’ia ndërtojmë shtëpinë në pranverë.

E kuptoj mirë se duhet të jam në zyret e juaja për të kërkuar këtë dhuratë nga ana juaj, por meqë gjindem larg Kosovës, mu dasht të bëj kërkesë publike duke shpresuar se ju do ta gëzoni mbarë popullin tonë dhe këtë familje duke i’a ndarë atë pjesë për ti gëzuar me shtëpi edhe nga ana jonë.

Duhet ta kuptoj publiku, se ju dhe Kuvendi, i keni dalë në ndihmë kësaj familje, duke u premtuar qiranë vlerë 200 €…! Faleminderit.

Ju bej kërkesë edhe subjekteve politike në Komunë, që mos të pezullojnë këtë kërkesë lidhur me vendbanimin e 15 fëmijëve…se më vonê mund të na kushtojë më shumë me ndonjë sëmundje apo epidemi të rëndë aty ku ata jetojnë…

Mbetemi me shpresë për një përgjigjeje pozitive, edhe pse e kuptoj gjendjen politike në vend! Mirëpo ata fëmijë duan jetë, nuk e din se çfarë po ndodh me politikën në vend.

Me respekt për ju i nderuari kryetarë Shpend Ahmeti dhe stafin tuaj!

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button