Meta : LSI me 20 votat e saj do votojë reformën e Komisionit të Venecias

Kreu i parlamentit shqiptar Ilir Meta, njëherësh numri një LSI partia e dytë më e madhe e koalicionit qeveritar në Shqipëri, ka rikonfirmuar qëndrimin e forcës politike që ai drejton për të mbeshtetur me votë reformën në drejtësi sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Duke folur për mediat zoti Meta tha se LSI është e angazhuar për klimë konstruktive e bashkëpunuese. “Tashmë është koha që të bëjmë një lexim objektiv dhe të paanshëm të opinioneve të Komisionit të Venecias” tha zoti Meta një ditë pasi Komisioni i Venecias miratoi draftin përfundimtar të reformës në drejtësi dhe ftoi partitë politike shqiptare të bashkëpunonin për këtë reformë.

Ai u shpreh mjaftë i hapur që “Në rastet kur do të ketë lexime të ndryshme të kërkojmë edhe ndihmën e  EURALIUS-it si mision i paanshëm për interpretimin final dhe objektiv të çdo çështjeje”. Megjithatë bashkë drejtuesi i koalicionit qeveritar Ilir Meta këmbënguli se “Qëndrimi zyrtar i LSI-së për këtë reformë është që do të votojë me të 20 votat e saj atë reformë për të cilën është shprehur Komisioni i Venecias dhe në atë mënyrë që është shprehur Komisioni i Venecias”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button