Madonna, e dehur në koncert

Këngëtarja Madonna ka pasur një shfaqje të veçantë në koncertin në Australi, në të cilin përveç se ka shkuar 4 orë me vonesë, ka qenë edhe e dehur. Të gjithë janë informuar në lidhje me problemet që ajo ka kohët e fundit me djalin Rocco dhe që çështja ka shkuar deri në gjyq, megjithatë këngëtarja nuk i ka mbajtur dot lotët as gjatë performancave të saj. Madje, në skenë Madonna kishte marrë edhe një kokteil, por fansat nuk u mërzitën aspak për vonesën e gjatë, duke qenë se shfaqja ishte falas.

Sipas Huffington Post, Madonna u ka kërkuar ndjesë fansave për vonesën dhe gjithashtu i ka thënë turmës se nuk do merrte para nga turi i saj në Australi, për shkak të vonesave në shumë prej vendeve ku kishte performuar, transmeton RevistaClass.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button