Vetëvendosje: Nuk do të ndalemi

Në faqen e vet zyrtare, Vetëvendosja ka shkruar për zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës dhe për veprimet e veta aty, transmeton Koha.net.

Ministrit të brendshëm që nuk i erdhi turp kur i mbajti qytetarët në shënjestrën e snajperëve, sot ia skuqëm fytyrën me një laser, ka shkruar VV.

Kryeministrit që ia ka nxirë jetën Kosovës, duke ia shitur sovranitetin e duke drejtuar një qeveri hajnash e kriminelësh, ia dhamë pak ujë të pastrojë faqet, përkujton faqja zyrtare e VV-së .

Kuvendit që pretendon të vazhdojë normalisht me qeverinë antikushtetuese dhe me pushtetin policor, i kthyem edhe sot gazin që ia ushqejnë popullit nëpër protesta, thekson VV.

“Nuk do të ndalemi deri sa kjo qeveri të rrëzohet. Deri sa të vendoset demokracia e shteti ligjor, dhe burgjet të jenë për hajna e kriminelë, e jo për qytetarët e ndershëm e atdhedashës”, përfundon shkrimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button