Superyjeve që i’u mungon Topi i Artë

Gjersa këto ditë “Topi i Artë” është në modë, mediat sportive i kanë përmendur superyjet që asnjëherë nuk arritën ta shijojnë këtë çmim.

Lionel Messi është “fajtori” më i madh që viteve të fundit yje si Xavi, Iniesta, Pirlo, Ribery, e plot superyje nuk e fituan “Ballon D’or”. Në vitet e fundit ka patur disa raste kontestuese në triumfin e këtij çmimi, transmeton Indeksonline.

Mediat spanjolle e përmendin Topin e Artë të fituar nga Michael Owen në vitin 2001 si sulmues i Liverpoolit, ndërsa thonë se e ka merituar që atë vit çmimin ta fitoj Raul Gonzales.

Për shumë të tjerë, Topi i Artë i vitit 2005 duhej ti takonte Stiven Gerrardit i cili ishte lojtari kryesor në triumfin e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve. Atë vit Topin e Artë e fitoj Ronaldinho.

Për të tjerët Xavi thonë se e ka merituar Topin e Artë në vitin 2010, ndërsa atë vit Leo Messi ishte fitues i çmimit.

Ndër Topat e Artë më me pak meritë, përmendet ai i vitit 2006 kur e fitoj Fabio Canavaro.

Një rankim i bërë tregon top 10 lojtarët më rënditje që duhej ta fitonin Topin e Artë dhe që se kanë fituar asnjëherë.

1.Xavi

2.Iniesta

2.Stiven Gerrard

4.Andrea Pirlo

5.Raul Gonzales

6.Thierry Henry

7.Alesandro Del Piero

8.Zlatan Ibrahimovic

9.Paolo Maldini

10.Javier Zanetti

11.Francesco Totti

Lajme të ngjashme

Back to top button