Stereotip në 15 fjali

[Recension: Një holandeze i përshkruajti maqedonasit me 15 fjali!]

Ky tekst është një stereotip klasik. Artikulli plason (dez)informatë se një holandeze, gjoja, në blogun e saj ka postuar 5 gjërat më të çuditshme për maqedonasit. Mirëpo, me këtë rast nuk e përmend emrin e holandezes, e as nuk e përmend blogun (nuk ka link) në të cilin, gjoja, ajo e paska përshkruar përvojën nga qëndrimi i saj në Maqedoni. Kështu, vështirë mund të besohet se ky publikim mediatik është i vërtetë.

stereotipiLinku deri te artikulli origjinal: Një holandeze i përshkruajti maqedonasit me 15 fjali!

Data dhe koha e publikimit: 04.03.2016, 11:34

Data e recensionit: 07.03.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

QILIMA ÇDOKUND!

Stereotipet, në fakt, janë mendime të thjeshtësuara, të përgjithësuara pa arsye dhe të pasakta, për pjesëtarët e grupeve të njerëzve. Bazohen në njohjen e pamjaftueshme të grupit për të cilin flitet ose shkruhet dhe imponojnë fotografi të gabuar, më shpesh negative, duke i grupuar njerëzit sipas përkatësisë etnike, fetare dhe përcaktimit seksual, gjinisë dhe kategorive të tjera.

Në pikën e katërt të këtij teksti, për shembull, thuhet:

“Për shkak të ndonjë arsyeje është krejtësisht normale që të keni qilim çdokund, edhe atë në të gjitha madhësitë dhe format. Madje edhe dyshemeja në kuzhinë shpeshherë është e mbuluar me qilim.”

Mirëpo, kjo nuk përputhet me realitetin. Ndoshta, në disa shtëpi në Maqedoni me të vërtetë mund të jetë kështu, mirëpi nuk mundet dhe nuk bën të bëhen përgjithësime.

Kur transmetohen stereotipe, artikujt duhet të kenë kujdes që të mos manipulohen pa vetëdije. Nuk përjashtohet mundësia që kur publikohen gjëra të këtilla, ato qëllimisht të ofrohen me qëllim që të shkaktohet vëmendje dhe lexueshmëri më e madhe, siç është rasti, sipas të gjitha gjasave me materialin që e recensojmë.

Për këtë term në Wikipiedia shkruan:

“Në përdorim bashkëkohor, stereotipi është fotografi e thjeshtësuar mentale e një individi ose grupi njerëzisht, të cilët kanë kualitete të caktuara karakteristike (ose stereotipe) të përbashkëta. Ky term përdoret në kuptim negativ dhe stereotipet konsiderohen si besime të padëshiruara që mund të ndryshohen nëpërmjet rsimit dhe/ose njoftimin me subjektin e stereotipit. Në fakt, stereotipi  është kuptim i gabuar që mbijeton përkundër informatave dhe fakteve. Stereotipet janë dukuri të dëmshme për shkak se me to arsyetohet armiqësia.”

Ajo që është shumë me rëndësi për një qasje korrekte gazetareske gjatë përpunimit të informatave është ajo se ai, në mes tjerash, duhet të nënkuptojë edhe luftim të paragjykimeve dhe stereotipeve. Përgjegjësia dhe profesionalizmi në publikimin e përmbajtjeve mediatike, padyshim, janë arma më e fortë kundër stereotipizimit negativ në shoqëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button