PE rekomandon negociata të kushtëzuara për Maqedoninë, nëse ka zgjedhje demokratike

Parlamenti Evropian sot në mesditë duhet të votojë për rezolutën për progresin e Maqedonisë, përgatitur nga eurodeputeti slloven Ivo Vajgëll, si dhe për 17 amendamentet e propozuara të dokumentit.

Në debatin e mbrëmshëm të Parlamentit Evropian në Strasburg, numri më i madh i eurodeputetëve u angazhuan për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE, të kushtëzuara me mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

Në numrin më të madh të fjalimeve pas rezolutës së Ivo Vajgëll, të përpunuar sipas raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë në vitin 2015, erdhëm në konstatimin e njëjtë – Maqedonia duhet të dalë nga kriza politike, me respektimin e asaj që është dakorduar nga ana e partive politike me ndihmën e ndërmjetësve evropianë.

“Më 5 qershor, do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni, të cilat do t’i japin fund krizës politike. Nëse zgjedhjet do të zhvillohen në pajtim me standardet demokratike, në kohën e dhënë Komisioni do të propozojë, ndërsa Këshilli përfundimisht ta miratojë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian nën kushte të njëjta si edhe procesi i deritanishëm i zgjerimit deri më tani”, theksoi raportuesi Ivo Vajgëll (ALDE Sllovenia).

“Bojkotimi i parlamentit nga ana që i kanë humbur zgjedhjet, gjithsesi, nuk është në pajtim me demokracinë funksionale dhe është e dëmshme për vendin. Zgjedhjet e tij do të kenë rëndësi kyçe për të gjithë ne, dhe ju bëjmë thirrje palëve që ta respektojnë marrëveshjen e përbashkët”, vlerësoi Tune Kelam (EPP, Estoni).

“Komisioni Evropian bëri rekomandim pozitiv për fillimin e negociatave për qasje në BE, të varet prej më parë zbatimi i marrëveshjeve partiake. Këshilli Evropian e mbështeti këtë në konstatimet e veta në dhjetor, ndërsa nesër Parlamenti Evropian do të ndalet saktë me ta dhe do të thotë: “ruani demokracinë, ose rekomandimi pozitiv do të tërhiqet”, tha eurodeputeti britanik, Riçard Hovit dhe më pas kërkoi t’i mundësohet mbështetje e plotë prokurorit special.

“Ne, Bashkimi Evropian, gjithashtu, kemi përgjegjësi në pikëpamje të situatës. Ajo nuk është vetëm në pikëpamje të çështjes së emrit, çështja e emrit është një prej tyre, por jo vetëm ajo. Është e rëndësishme Këshilli të gjejë zgjidhje për krizën e emigrantëve në nivelin evropian”, vlerësoi Tamash Meçeriks (Të gjelbrit/EFA, Hungari)

Ai më pas e kritikoi pozitën e kryetarit të Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, sipas së cilit BE-së i duhet “periudha e nevojshme për digjestion” para zgjerimit të mëtejmë, i cili është edhe një element i cili kontribuon gjegjësisht për këtë krizë. Kjo vetëm ka kontribuar për humbjen e perspektivës të mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, vlerëson Meçeriks.

Maqedonia sipas komisarit Johanes Han, ka shkuar më larg nga të gjitha kandidatet në zbatimin e përfitimeve të BE-së.

“Ne e pranuam se vendi ka nivel të mirë gatishmërie dhe zhvillon ekonomi funksionale të tregut, gjithashtu ka nivel të mirë relativ të harmonizimit me përfitimet e BE-së. Kjo do të thotë se ligjet dhe strategjitë e mira janë gjithnjë e më shumë apo më pak të pranishme. Por, çështja si edhe në të gjitha vendet është zbatimi dhe implementimi i tyre”, tha Han.

“Komisioni e shprehu gatishmërinë e vet për ta zgjeruar rekomandimin e vet për hapjen e negociatave inkuadruese. Kjo, megjithatë, është kushtëzuar me zbatimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve politike të qershorit/korrikut dhe progresit të konsiderueshëm në zbatimin e prioriteteve nga reformat urgjente”, theksoi në emër të Këshillit të BE-së, ministrja holandeze e Mbrojtjes, Zhanin Henis – Plasharet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button